Sulmet terroriste në Francë, reagon Imami i Shkodrës.

247

Sulmet në Francë pas publikimit të karikaturave të profetit Muhamed, çështje për të cilën ka folur sot Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari i cili shprehet se ka përpjekje të pandershme për të shëmtuar shprehjen Allahu Ekber.

Ka përpjekje aspak të ndershme për ta shëmtuar madhështinë e shprehjes Allahu Ekber shprehje e cila fik zjarret dhe nuk mund të jetë simbol i shkatërrimit, shprehet Sytari.

Nuk duhet të ndihemi në faj kur dikush vret me fjalën Allahu Ekber për një vepër që e dënon islami. Terma si ter rorizmi islamik i kthejmë mbrapsht dhe nuk i pranojmë sepse nuk janë tonat, ka thënë imam Sytari para besimtarëve në hytben e kësaj të premteje në xhaminë e Parrucës në qytetin e Shkodres.