Lezha triumfon në konkursin e 21-të ndërkombëtarë “Kengët e tokës”.
Nxësit e shkollës “Beselidhja” rrembejnë 4 çmime.

1092

Në një konkurs ku merrnin pjesë më shumë se 90 konkurentë nga qytete të ndryshme të vendit, nxënësit lezhjanë do të ktheheshin me diplona e çmime të rëndësishme. Juria vlersoi me diplomë nxënësit Joana Biba, Artemisa Lleshi e Milada Nicaj, ndërsa i akordoi çmimin “Joni i Kaltër” Armelinda Dides dhe çmimin “Pelod” për Kleon Prengen dhe Melisa Figurin. Të gjithë ishin fitues, sepse ishte shkolla e tyre që tërhoqi vemendje dhe mori vlersimet më të mëdha, por patjetër që ka një meritë të veçantë për mësuesit pasi mes sfidave të mëdha dhe probleme të shumta mundën të bëjnë dallimin me të tjerët.

Megjithëse ka pak mbështetje financiare që t’u sigurojë mundësinë nxënësve të klasave të muzikës që të kenë instrumente individuale, të kenë aksesorët e nevojshëm për realizimin normal të procesit mësimor, mësues të mirëpaguar dhe vëmendje maksimale, ishte pikërisht puna e këtyre mësuesve ajo që edhe këtë herë dëshmoi se kur ekzistojnë vullnetet mundet të arrihet edhe suksesi. Pavarsisht se kontratat e mesuesve kanë përfunduar që me 15 qershor, asgjë nuk i ndaloi mësuesit e muzikës qën të jenë pranë nxënësve të tyre dhe në fund të marrin edhe suksesin.

Qyteti i Lezhës ka nisur të zgjohet edhe në art dhe sigurisht këtu ka rolin kryesor klasa e muzikës e shkollës “Beselidhja” dhe ata që deri më tani e kanë përkrahur e mbështetur, por tashmë kërkohet më shumë. Është e nevojshme që të ashtu si Ministria e Arsimit edhe Bashkia e Lezhës të jenë më shumë pranë këtij institucioni të ri artistik të këtij qyteti, të tregojnë se mbështesin artin, fëmijët dhe padiskutim kulturën e kësaj treve që vazhdimisht i ka dhënë vendit.

Këto çmime duhet të jenë krenari edhe për drejtuesit e institucioneve vendore të Lezhës, të cilët duhet të qëndrojnë më pranë kësaj shkolle e të kërkojnë më shumë për këtë shkollë e veçanarisht për klasat e muzikës.