Në moshën 5-vjeçare protagonist i çmimit Oscar, tani punon në një “call center”

122

Në moshën 5-vjeçare ishte një nga protagonistët kryesorë të filmit italian “La Vita e Bella”. Film i regjizorit dhe aktorit Roberto Benigni, që fitoi 2 çmime Oscar në vitin 1997 (filmi më i mirë dhe aktori më i mirë). Më pas, kur ishte 8 vjeç, ai fëmijë ka luajtur edhe në filmin Gladiator (djali i Maximus), ku sërish filmi mori çmimin Oscar (viti 2000, aktori më i mirë).

Bëhet fjalë për Giorgio Cantarini, që me kalimin e viteve iu dedikua aktrimit dhe recitimit në Amerikë. Gjithsesi, pandemia Covid-19 nuk e kurseu as atë, tashmë 28 vjeç. Në një intervistë për “Il Messaggero”, Cantarini, djaloshi që në filmin “La Vita e Bella” i shpëtoi vdekjes në kampin nazist falë babait të tij (Beningi), rrëfen se tashmë punon në një “call center”, si operator.

Për artistët ky është një moment i vështirë dhe ne na duhet të adaptohemi. Teatrot janë të mbyllura dhe të punosh në një film tani është e vështirë. Ndaj punoj në një call center. Në këtë rast, unë përpiqem të jap një dorë në betejën ndaj Covid, pasi punoj në një call center të mbrojtjes civile, duke ndihmuar ata që kanë nevojë”, tha Cantarini.