Yuri Kim jep lajmin e mirë për Shqipërinë

183

Ambasadorja Yuri Kim ka deklaruar se SHBA përkujdeset për popullin shqiptar. 

Bëhet me dije se Komanda europiane e Shteteve të Bashkuara i ka dhuruar Shqipërisë thuajse 1 milion dollar pajisje mjekësore kundër COVID-19, për spitalin Nënë Tereza në Tiranë.

“Kur dikush të hapë atë frigorifer për të marrë një dozë vaksine, kur një pacient të shtrihet në një prej atyre krevatëve, kur një ekspert të lexojë një prej atyre ekranëve, shpresoj të kujtohen thellë në zemrat e tyre, se populli amerikan përkujdeset.

Ne përkujdesemi shumë për popullin shqiptar. Dhe ashtu siç ka thënë edhe Sekretari Baker kur ishte këtu shumë vite më parë, ‘ju ishit me ne dhe ne jemi me ju’.”