U ekzekutua me 15 plumba, vlonjati sapo ishte kthyer nga Spanja

188

38-vjeçari që u ekzekutua këtë të premte në Vlorë ishte pronar i një servisi makinash, ndërsa mësohet se disa javë më parë ishte kthyer nga Spanja.

Po ashtu, raportohet se ai ka qenë i përfshirë në një konflikt dy muaj më parë, por nuk dihet nëse ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak të ndonjë konflikti të mëparshëm.

Delon Troqe u qëllua para pallatit të Sportit në Vlorë. Ai u dërgua menjëherë në spital, po nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve.

Policia ka shoqëruar në komisariat disa persona që dyshohet se kanë informacion për ngjarjen dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën përreth.