100 vjetori i vdekjes së Ismail Qemalit, Meta: I përulemi veprës së themeluesit të shtetit tonë modern

444

Presidenti Meta nderoi këtë të enjte veprën dhe kujtimin e themeluesit të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemali me rastin e 100-vjetorit të ndarjes nga jeta.

Kreu i shtetit u përul me respekt para shtatores së burrit të madh të kombit që shpalli pavarësinë e Shqipërisë në 1912 në Vlorë dhe vendosi një buqetë me lule.

“Ju falënderoj që keni gjetur kohën për të shoqëruar këtë moment, të përuljes përpara shtatores të themeluesit të shtetit tonë modern dhe Atit të Shqipërisë, Ismail Qemalit në këtë 100-vjetor të kalimit të tij në përjetësi, për shkak të veprës së tij të ndritur që ai me shumë patriotë të tjerë realizuan më 28 Nëntor të vitit 1912!”

Meta u shpreh gjatë fjalës së tij para gazetarëve se është momenti që të gjithë të angazhohen për forcimin e shtetit shqiptar për ruajtjen dhe lartësimin e simboleve kombëtare, por njëkohësisht edhe për përmbushjen e ëndrrës së nismëtarëve të pavarësisë për një Shqipëri plotësisht europiane”.