Sherr mes babait e djalit për çështje prone, arrestohet 66 vjeçari

376

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë arritur të parandalojnë përshkallëzimin e një konflikti në familje nga ku një 66 vjeçar ka rënë në prangat e policisë.

Pas një informacioni të marrë nga ana e qytetarëve se një konflikt që mund të sillte pasoja të rënda për jetën po mdodhte në një familje në fshatin Drenovë, policia ka ndërhyrë duke arrestuar në flagrancë shtretasin P.Th.
Sipas policisë 66 vjeçari po konfliktohej në banesë me djalin e tij.

Mësohet se shkak I konfliktit ka qenë një çështje prone.
Ndërkohë gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë, municione luftarake, si edhe pajisje shpërthyese.

66 vjeçari akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit.