“Edi Ramën e kam mundur 8 herë”, Xhelal Mziu: Ka mënyra të tjera si ta nxjerrim në opozitë këtë qeveri

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Dibër për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Xhelal Mziu ka paralajmëruar ditën e sotme se nëse kjo qeveri nuk kalon në opozitë si rezultat i votimit, atëherë ka mënyra të tjera për ta bërë këtë gjë, por zgjodi të mos i thotë këto mënyra.

Xhelal Mziu deklaroi për Fax News se Edi Ramën e ka mundur 8 herë, prandaj dhe fitorja në Dibër ishte e pritshme për një person si ai që ka treguar koherencë me votuesin, sipas atij.

Më tej, Xhelal Mziu deklaroi se PD-ja duhet të merrte dhe mandatin e katërt në Dibër, por manovrat e kundërshtarëve të tij nuk lejuan që kjo gjë të ndodhte.

Sipas Mziut, PS-ja ka ushtruar presion mbi administratën, ka ushtruar presion mbi bizneset, por nuk është mjaftuar me kaq, sepse ka ushtruar presion edhe mbi familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, duke i paralajmëruar për pasoja nëse nuk votojnë për ta.

Fjala e plote:

Për shkak të një emri që kam vendosur në politikë, duke e mundur jo pak por 8 herë Edi Ramën. Duke pasur parasysh këto, por dhe koherencën me ccdo votues, isha i bindur që do merrja katër mandate. Është ekspirimenti i blerjes së votës, si në 2016 në zgjedhjet e bashkisë. Ka një dosje në prokurori për këto persona.

Kjo situatë që sot ka Dibra, por edhe përshkak të bërjes së këtyre strategjive, bëri që të ndryshojë situata. Ndryshoi për shantazhimin shumë të punësuarve në shtet, u shantazhuan bizneset. U shantazhuan shumë familjarë me heqje nga ndihma ekonomike. Filloi policia duke shantazhuar demokratët dhe lejoi shkeljen e ligjit nga socialistët. Lejoi kufizimin e orareve të pandemisë për të penalizuar PD-në. Përdori shitblerje votash.

Kemi raste që i kemi denoncuar me zë dhe figurë që shpërndajnë para. Me para të krimit dhe korrupsionit të qeverisë janë bërë shpërndarje parash për të marrë vota. Të gjitha këto kanë qenë të mjaftushme për të na mohuar mandatin e katërt. Kjo që ka ndodhur në Dibër ka ndodhur në të gjithë Shqipërinë. Besoj që nuk ka asnjë qytetar që nuk e kupton këtë gjë. Jam akoma shpresëplotë mbyllja e këtij procesi nuk do ta shpallë fituese këtë parti shtet, diktaturë. Pas 30 vitesh demokraci kemi një parti shtet që ka qeverinë vendore, parlamentin.

E ka kthyer shtetin në diktaturë dhe komunizëm. Besoj do të gjendet një zgjidhje. Nëse nuk ka një rezultat për ta nxjerrë këtë qeveri në opozitë, ka mënyra të tjera besoj. Basha do të vazhdojë të jetë lideri i PD-së për ta.

Horoskopi Sot, e mërkurë 28 prill 2021

Dashi

Ju nuk keni nevojë për njerëz në jetën tuaj që ju zhgënjejnë pa pushim. Bëni një bisedë me një mik ose koleg dhe zbuloni se çfarë fshihet pas gjithë premtimeve të tij boshe. Mos i jepni atij “një shans më shumë”.

Demi

Nëse ndiheni sikur po humbisni kohën tuaj me një çështje profesionale, dëgjoni intuitën tuaj. Nëse ju duhet që të nxitoni me arritjen e disa afatave, bëjeni këtë sa më shpejt. Në aspektin sentimental gjërat duken stabël.

Binjaket

Ndonjëherë zemërimi e bën një person të bëjë gjëra pa kuptim. Komunikimi është mënyra e vetme për të zgjidhur një mosmarrëveshje. Ju duhet të kontaktoni personin me të cilin keni keqkuptim dhe pastroni ajrin.

Gaforrja

Një nga marrëdhëniet tuaja personale ju ka mërzitur kohët e fundit. Fjalët e ashpra mund t’ju kenë bezdisur. Të gjithë bëjnë gabime, por vetëm njerëzit me cilësi e dinë kur duhet të mësojnë prej tyre. Eshtë gjë e mirë që ju jeni një student kaq i mirë!

Luani

Në vend që të mërziteni nga bashkëbiseduesit tuaj nesër, ju do të kënaqeni duke debatuar mbi ta si dhe duke mësuar nga idetë dhe opinionet e tyre. Në aspektin sentimental, nëse jeni vetëm, nuk do ta ndjeni nevojën për të patur një partner.

Virgjeresha

Në vendin e punës, duhet të përqendroheni më shumë në procesin e vendimmarrjes dhe më pak në thashethemet e fundit që po përhapin bashkëpuntorët tuaj të pakënaqur. Bëhuni serioz. Në jetën tuaj personale, është koha të jeni të sinqertë me një person special.

Peshorja

Komunikimi midis jush dhe një personi tjetër po bëhet shumë i ndërlikuar. Tekstet, posta elektronike dhe madje edhe mesazhet zanore bëjnë një punë të dobët për të përcjellë ato që ju duhet t’i shprehni atyre vërtet.

Akrepi

Përpjekja për të shmangur konfliktin midis jush dhe një bashkëpunëtori është më e lehtë me fjalë sesa me vepra, por kjo nuk do të thotë që duhet të hiqni dorë. Jini paqebërës, jini negociator dhe bëni çmos për t’i mbajtur të gjithë të lumtur.

Shigjetari

Të përpiqeni të kuptoni se çfarë i motivon njerëzit e tjerë është humbje e kohës tuaj. Nëse dikush nuk dëshiron t’ju tregojë një sekret, nuk keni përse të insistoni. Fokusohuni të aspekti profesional dhe disa punë të lëna përgjysmë.

Bricjapi

Nesër është një ditë e mirë për mbledhje informacioni. Bëni një kërkim në internet për një vend që keni dashur gjithmonë ta vizitoni. Stabiliteti juaj financiar dhe emocional mund të varet nga informacioni që mësoni nesër.

Ujori

Nesër do të jeni në një valë mendimi me njerëzit që ju rrethojnë. Kjo do t’ju ndihmojë që të shmangni debatet dhe mosmarrëveshjet. Ky nivel i lidhjes psikike që po ndjeni me njerëzit e tjerë do t’ju inkurajojë të jetoni jetën shumë më informate dhe plot argëtim.

Peshqit

Eshtë art kur luan fort për të marrë diçka. Nesër do t’ju duhet ta bëni këtë në aspektin sentimental. Për të fituar zemrën e dikujt, nesër do t’ju duhet më shumë angazhim dhe lodhje, por në fund rezultati do të jetë i kënaqshëm.

Moti Sot, e mërkurë 28 prill 2021

Moti parashikohet i kthjellët me vranësira mesatare kalimtare kryesisht përgjatë orëve të mesditës dhe ato të pasdites.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 0-1 ballë.

OPOZITA E AGRON SHEHAJ

Pas nje fushate te mire por qe nuk fitoi Lulezim Basha me ne fund do mund te behej nje lider i mirefillte dhe i shume-pelqyer.

Sapo doli ne ekran prita qe te thoshte:

“Beme nje fushate te bukur por nuk ia dolem. Nuk ia dolem se nuk frymezuam mjaftueshem sa per te shuar vjedhjet aty ketu, blerjet ne sedilje makinash, manipulimet apo premtimet per favore nga administrata. Nuk zbrapsem dot me frymen tone gjithe makinerine e pushtetit te Rames. Pergjegjesite secili i fillon nga vetja dhe une jam pergjegjes per te gjitha gjerat qe nuk shkuan si duhet ndersa per suksesin dhe rritjen me 150 mije vota merita eshte e te gjithe juve.

Une do kthehem ne rresht me gjithe deputetet dhe do mbeshtes drejtuesin e ri te PD, kushdo qe do te jete pa ndikuar apo influencuar ne asnje emer.

Uroj kundershtarin per fitoren.
Por i kujtoj qe detyra jone si opozite eshte qe ti faktojme cdo deformim vote apo sistemi dhe pas urimit te sotem qe neser do na kete perballe.

Ne e refuzojme vjedhjen si model demokracie. Duke luftuar per drejtesi ne zgjedhje do ndihmojme dhe PS kur te jete ajo ne opozite. Duke qene perballe pushtetit jemi me te dobishem per Shqiperine se perkrah tij.

Jo pas nje viti, por qe neser do te fillojme te lobojme per nje sistem proporcional kombetar me lista te hapura dhe qe pas perzgjedhjes se kryetarit te ri te PD do te zgjedhim kandidatet per kryetare bashkie per zgjedhjet lokale.

Gabimet tona dhe sidomos te miat – nuk duhet te perseriten. Fushata per zgjedhjet e ardhshme fillon te nesermen e mbarimit te nje fushate per nje parti.

Konkurenca ben politikanet me te pergjegjshem dhe Shqiperine me te mire. Shpresoj qe si me punen time keto 8 vite me defekte dhe te mirat, me gabimet dhe arritjet si dhe me kete akt doreheqjeje kam kontribuar sadopak ne vlerat e opozites.

Ju faleminderit”

Por Lulezim Basha me Xhelal Mziun ne sfondin paresor, tha se beteja sapo ka filluar duke zhbere 600 e ca mije votat qe mori si lider europian. Mori peng PD per te mos hequr dore nga deshira per tu bere kryeminister. Do e mbaj PD ne humbje qe te mos dale nga zyra e kryetarit e te rrije tek zyra e kryesise.

E mori peng se ne zgjedhjet e tjera te djathtet me elektrifikim truri do te shohin serish nje humbes qe nuk u largua me nderin e fitimtarit por qendroi si fitimtar pasi humbi.

Nje PD frymezuese do ishte me nje staf te ri sic ndodh ne partite kryesore europiane ku elita humbese zevendesohet nga nje grupim i ri dhe mes tyre shndriti nje menaxher i mire si Agron Shehaj (si demokrati me i votuar ne Tirane).

Ne ato pak dalje publike (pasi nuk e njoh nga afer) kemi pare nje njeri qe mund te organizoje nje formacion politik me nje menaxhim te ri dhe me staf energjik.

Mbi 600 e ca mije vota qe mblodhi Basha do kishin trend rritjeje ne drejtimin e nje lideri te ri si Shehaj qe nuk lidhet me PD e vjeter.

Vetem nje PD e Re mund ta mund Ramen e vjeter…

Nga | Rezart Lahi

Nis përçarja në PD, Nishani kërkon largimin e Bashës: Tenton të mbajë peng partinë, shembull i paaftësisë

Duke e cilësuar rezultatin e zgjedhjeve një dëshpërim të thellë, ish-presidenti Bujar Nishani, ka kërkuar që Lulzim Basha të largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike, pasi sipas tij po e mban peng atë.

Nishani e cilëson Bashën, përgjegjësin kryesor të 4 humbjeve politike rradhazi dhe thekson se PD nuk është pronë personale e një njeriu dhe askush nuk e mban dot peng për asnjë arsye, në asnjë formë e me asnjë çmim !

“Të dashur miq, rezultati i zgjedhjeve ishte zhgënjim dhe dëshpërim i madh për votuesit dhe mbështetësit e opozitës si dhe një mundësi e pashfrytëzuar për ndryshimin e shumëpritur.

Qeverisja e korruptuar e Edi Ramës do të vijojë të mbajë pushtetin përsëri, pas 8 viteve të skandaleve e dështimeve !

Sot është momenti që Partia Demokratike të çlirohet nga shembulli i paaftësisë dhe modelit që po e asgjeson atë pak nga pak.

Sot është momenti që Partia Demokratike të lihet e lirë për tu ringritur në madhështinë që i takon si Parti e Lirisë dhe Rinisë.

Sot përgjegjësi kryesor i 4 humbjeve politike rradhazi vendosi ta mbajë peng Shtëpinë e Lirisë në interes të pushtetit të tij personal !

Z. Basha sot duhej të merrte përgjegjësinë e dështimit të tij personal prej 8 vitesh !
Sot Edi Rama mban peng Shqipërinë dhe Lulzim Basha tenton të mbajë peng Partinë Demokratike.
Partia Demokratike nuk është pronë personale e një njeriu.

Ajo është Shtëpia e Lirisë e qindra mijëra shqiptarëve.

Askush nuk do të mundet ta marrë atë peng për asnjë arsye, në asnjë formë e me asnjë çmim !

MakePDGreatAgain 🇦🇱 !”, shkruan Nishani.

Sherr mes Vangjush Dakos e Ferdinand Xhaferrit në Durrës, përplasje verbale e fyerje në drejtim të njëri-tjetrit

Ndërkohë që numërimi i kutive të votimit po shkon drejt fundit, raportohet se në Durrës ka pasur një konflikt mes ish-kryebashkiakut socialist Vangjush Dako dhe kandidatit të PD-së Ferdinand Xhaferri.

Dy përfaqësuesit e forcave politike rivale janë përplasur verbalisht me fyerje të ndërsjellta.

Përplasje ka pasur gjithashtu mes mbështetësve të dy partive politike, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Nuk dihen ende rrethanat e konfliktit mes Dakos dhe Xhaferrit.

Në qarkun e Durrësit janë numëruar deri më tani 473 qendra votimi nga 481 në total. Në Durrës kryeson Partia Socialiste me 8 mandate, ndërkohë Partia Demokratike ka 6 mandate.

SURPIZA e madhe / Kush është kandidati më i votuar i PS në Shkodër

I pari renditet Benet Beci me 1491 vota të grumbulluara, ndërsa e ndjekin Paulin Sterkaj me 813 vota dhe Ilir Beqaj i treti me 689 vota.

Ndërkohë kandidatja për deputete Edona Bilali ka arritur të grumbullojë 442 vota.

Në Qarkun e Shkodrës ku Partia demokratike fitoi 5 mandate, ndërsa Partia Socialiste 3, ndërsa e treta ishte PSD me 2 mandate dhe LSI vetëm 1.

Shefi i shtabit të PS-së për qarkun e Shkodrës, Ilir Beqaj do të mbetet jashtë Parlamentit. Shkak për këtë është bërë marrja e mandatit të dytë nga Partia Socialdemokrate e Tom Doshit që ka marrë dy mandate.

Horoskopi Sot, e martë 27 prill 2021

Dashi

Të lindurit e kësaj shenje kanë nevojë për mbështetje shoqërore ose këshilla. Mund të përballeni me disa probleme të vogla në familje ose në çështjet financiare. Tregoni zgjuarsi dhe takt në bisedat me më të moshuarit. Ndërsa të afërmit mund të kenë nevojë për vëmendjen tuaj të veçantë.

Demi

Demët nuk rekomandohen të përfshihen në biseda të gjata. Kjo këshillë ka lidhje mbi të gjitha për ata që mund të diskutojnë me të huajt për jetën personale. Pjesa tjetër e së hënës do të kalojë mjaft mirë dhe do të ndiheni në humor.

Binjakët

Ka gjasa të ulni ritmin e rrjedhës së ngjarjeve në jetën tuaj. Ky është hapi i duhur pasi do të jeni në gjendje të relaksoheni si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht. Sa i përket marrëdhënies suaj të dashurisë, nuk rekomandohen reforma.

Gaforrja

Bëni kujdes me luhatjet e humorit. Ekziston mundësia që një udhëtim familjar që kishit planifikuar të anulohet. Ka gjasa të bëni disa blerje të rëndësishme gjatë ditës së nesërme duke u përshtatur edhe me dëshirën tuaj për të ndërruar gardërobën. Në fund të ditës mund të keni vizitorë.

Luani

Përdorni diplomacinë në gjithçka që dëshironi të arrini nesër. Ushtrimet e lodhshme fizike, festat me alkool dhe konfliktet me prindërit duhet t’i shmangni. Në mbrëmje mund t’ju vijë një surprizë mjaft e këndshme në marrëdhënien tuaj të dashurisë.

Virgjëresha

Të lindurit e kësaj shenje mund të përballen me probleme në marrëdhëniet personale. Mos i besoni verbërisht personave që ju premtojnë mbështetje apo ndihmë. Përpiquni t’i analizoni me kujdes bisedat, pavarësisht rëndësisë së tyre.

Peshorja

Peshoret mund të mësojnë disa lajme të rëndësishme këtë të martë. Ka gjasa që kjo të ketë lidhje me një trashëgimi potenciale ose me ndarje të pronave. Ekziston mundësia e një zënkë me një prej familjarëve ose miqve të ngushtë. Mund të shmangni çdo skandal nëse i merrni gjërat me qetësi.

Akrepi

Mos u dorëzoni ndaj provokimeve. Do të keni një të martë të qetë nëse veproni me qetësi dhe nuk ndërmerrni vendime të nxituara. Mund të bëni udhëtime të shkurtra, mund të kaloni kohë me miqtë ose të lexoni një libër.

Shigjetari

Disa Shigjetarë do të kenë vështirësi në komunikim. Ka gjasa që për një arsye të caktuar partneri/partnerja të refuzojë të flasë me ju. Rekomandohet t’i lini gjërat të rrjedhin natyrshëm. Kushtojini vëmendje shëndetit dhe rekomandohet të konsultoheni me një mjek.

Bricjapi

Disa Bricjapë do të acarohen nga paqëndrueshmëria e kësaj dite. Ka gjasa që plani i mëparshëm për të martën të ndryshojë. Ndoshta arsyeja për këtë do të jetë një miku juaj i ngushtë. Duhet të tregoheni fleksibël për t’i çuar gjërat në vijë.

Ujori

Disa Ujorë do të duhet të zgjidhin një çështje mjaft të rëndësishme. Duhet t’i kushtoni më shumë kohë jetës suaj personale. Megjithatë do t’ju duhet që të ndihmoni një anëtar të familjes ose të ndiqni një event të lodhshëm.

Peshqit

Nuk rekomandohet ta kaloni këtë ditë duke udhëtuar. Është shumë e rëndësishme që të ecni dhe të kryeni ushtrime fizike. Nuk është dita e duhur për të bërë ndryshime në shtëpi. Do të keni fat nëse vendosni të bëni blerje këtë të martë.

Moti Sot, e martë 27 prill 2021

Moti parashikohet i kthjellët me zhvillim vranësirash përgjatë maleve në orët e mesditës.

Në mesditë do të ketë reshje shiu të përkohshme përgjatë maleve.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2 ballë.

Vrasja në Elbasan/ Zbardhet dëshmia e Paplekajt: I tronditur nga humbja e jetës së një njeriu, kam kërkuar ditën e ndalimit…

Zbardhet dëshmia e Arbër Paplekajt, ish-efektivi i policisë i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Në dëshminë e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për “BalkanWeb”, Arbër Paplekaj shprehet i tronditur për humbjen e jetës së një personi.

Ai thotë se nuk mund të japë shpjegime për shkak të kësaj tronditjeje dhe se për faktin se nuk ka dijeni se në ç’rrethana ndodhet familja e tij dhe katër fëmijët. Paplekaj përmend edhe profesionin e tij, teksa thotë se nuk mendonte se do të gjendej ndonjëherë në një situatë të tillë pasi është trajnuar dhe i betuar për mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

“Duke qenë se jam tepër i tronditur nga ngjarja e ndodhur, për shkak të humbjes së jetës së një personi dhe se nuk kisha menduar ndonjëherë se do të gjendesha në një situatë dhe rrethanë që të rrezikoja jetën e dikujt, për shkak se unë jam i trajnuar dhe i betuar për mbrojtjen e jetës së qytetarëve pavarësisht rrethanave ekstreme në të cilat jam ndodhur për të reaguar në mbrojtje të vetes dhe personave me të cilët isha nuk ndryshon dhimbjen dhe tronditjen që kam. Po kështu duke qenë në kushtet e ndalimit dhe nuk kam dijeni se në ç’rrethana ndodhet familja ime dhe katër fëmijët që unë kam për këto arsye unë nuk jam i qetë për të dhënë shpjegime në këto momente. Unë nuk do të jap shpjegime, por kam kërkuar ditën e ndalimit këqyrjen dhe ekzaminimin mjeko-ligjor të një plage të dukshme të cilën e kam në dy gishtat e fundit të dorës së djathtë. Ky fakt është i pasqyruar dhe në regjistrin e mjekut të dhomave të paraburgimit i cili ma ka parë këtë dëmtim dhe e ka regjistruar, por unë nuk e kam lënë të ma mjekojë për shkak se nuk ishte bërë këqyrja dhe ekzaminimi mjeko-ligjor. Kërkoj aktualisht që të kryhet dhe ekzaminimi mjeko-ligjor.
Kaq kam për të thënë. Procesverbali pasi u lexua dhe u gjet i rregullt u firmos pa vërejtje”, thuhet në dëshminë e Paplekajt./BW