Sherr mes Vangjush Dakos e Ferdinand Xhaferrit në Durrës, përplasje verbale e fyerje në drejtim të njëri-tjetrit

244

Ndërkohë që numërimi i kutive të votimit po shkon drejt fundit, raportohet se në Durrës ka pasur një konflikt mes ish-kryebashkiakut socialist Vangjush Dako dhe kandidatit të PD-së Ferdinand Xhaferri.

Dy përfaqësuesit e forcave politike rivale janë përplasur verbalisht me fyerje të ndërsjellta.

Përplasje ka pasur gjithashtu mes mbështetësve të dy partive politike, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Nuk dihen ende rrethanat e konfliktit mes Dakos dhe Xhaferrit.

Në qarkun e Durrësit janë numëruar deri më tani 473 qendra votimi nga 481 në total. Në Durrës kryeson Partia Socialiste me 8 mandate, ndërkohë Partia Demokratike ka 6 mandate.