Anëtar i bandës së Durrësit, viktimë e vrasjes mafioze

65

Viktima e atentatit mafioz këtë tgë shtunë në Durrës është anetari i bandës së Lul Berishës.

Edmond Koci 40 vjec u qëllua me armë në lagjen numër 16 dhe gjeti vdekjen në vend.

Viktima, raporton Vizion Plus, i cili njihej me nofken “Mond Çekiçi”, ka qënë person me precedent penal dhe pjesë e “Bandës së Durrësit”.

Emond Koci ka qënë arrestuar në 2008 pasi tentoi të qëllonte forcat RENEA dhe përf këtë gjë u dënua me 2 vjetg burg.

Ndërkohë në vitin 2020 ishte ndaluar nga policia për armëmbajtje pa leje.

Ende nuk dihen rrethanat e vrasjes së tij në orën 08:40 në Durrës.