Ekspozohet “Harta detare një”, dokument i rrallë me vlera dhe rëndësi historike

1138

Ne mbyllje te vitit jubilar te Skënderbeut dhe ne prag te festave te nëntorit, ekspozohet për publikun “harta detare një”, e njohur ndryshe si Carta Nautica Uno.

Ky artefakt i rralle historik, i realizuar ne 1455 nga kartografi gjenovez Bartolomeo Pareto, është ekspozuar ne sallonin e kryeministrisë.

Ne prani te personaliteteve te shquara kryeministri Edi Rama foli për rendësinë historike qe mbart harta. Carta Nautica Uno vjen për shqiptarët nga biblioteka kombëtare e Romës.