E rëndë / Gruaja mban burrin e vdekur në banesë prej disa ditësh

72

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “1 Maji” të qytetit të Vlorës.

Një grua, e identifikuar si Valentina Prenga,raporton Vizion Plus, ka mbajtur të vdekur në banesë burrin e saj prej disa ditësh.

Dyshohet se gruaja vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Policia u detyrua që të thyejë derën dhe të futet me forcë, pasi refuzimit të gruas që efektivët të futeshin brenda në banesë.

Kur kanë hyrë brenda, efektivët kanë parë trupin e pajetë të Llazar Prengajt, 74 vjeç.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.