Kreu i Partisë Demokratike ka shkuar këtë të premte në Gjirokastër.
Gjatë vizitës së tij elektorale, ai u ndal edhe në shtëpinë e Kokalarëve, ku premtoi se nëse PD do të vijë në pushtet pas 25 prillit, do të merret me restaurimin e kësaj shtëpie, e cila do të shërbejë si një simbol force e rezistence ndaj regjimit komunist.
Mes thirrjeve “Rama ik”, lideri demokrat bëri thirrje që më 25 prill të votojnë për ndryshimin.
“Ju falenderoj për këtë pritje të jashtëzakonshme. Do ta shërojmë Shqipërinë nga mjerimi dhe papunësia. Çdo shqiptar do të votojë për ndryshimin për fëmijët e saj, për Evropën, për punësimin.
Ju bëj thirrje të merrni masa. me masat dhe distancë. E dyta mos harroni kjo është një betejë për fëmijët tuaj. Është një betejë fitorja e të cilës është fitorja e Gjirokastrës”, tha ai.
