Alketa i kërkon fansave të ndihmojnë Xheisonin

518

Alketa Vejsiu ka qenë ditën e djeshme në fashatin Mushqeta, fshat i cili është bërë i njohur pas pjesëmrarjes së Xheisonit të vogël në emisionin për fëmijë “Në kurthin e Piter Pan”. Xheison është një fëmijë ndryshe nga të tjerët, i rritur në fshat por me një zgjuarsi dhe mirësi që rrallë e gjen tek fëmijët e brezit të sotëm.

Pikërisht kjo cilësi e Xheisonit nga Mushqetaja, e bëri Alketën dhe Verën ta përzgjidhnin si pjesë të fëmijëve të këtij edicioni. Ai tashmë është kthyer në të preferuarin e publikut. Alketa shpesh herë në emision ka përmendur se do t`i ndryshojë jetën këtij djali. E për ta bërë këtë, Alketa ka kërkuar ndihmën e ndjekësve të saj, fansave dhe kujtdo që e pëlqen Xhesionon.