Mbaroi koha e këshillave, Policia vendos numër rekord gjobash për maskat në 24 orët e fundit.

31

Punonjësit e Pòlicisë krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë kanë vijuar kontrollet në terren për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19 mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Prej orës 17:00 të datës 16.10.2020 deri në orën 17:00 të datës 17.10.2020, shërbimet e Pòlicisë gjatë kontrolleve kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse dhe në orët e mbrëmjes. Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat dhe për këto raste shërbimet e Pòlicisë në të gjithë vendin kanë vendosur 678 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila.

Disa qytetarë kryesisht të rinj për ti shpëtuar masës administrative nuk i kanë treguar dokumentin e identifikimit punonjësve të Pòlicisë. Për këtë arsye janë shoqëruar në ambientet e Pòlicisë në të gjithë vendin 10 shtetas të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masën administrative 3000 lekë dhe janë lënë të lirë.