Sindroma e emigrantit…

261

S’ka dëm më të madh për një fëmijë se ta rrisësh si të zgjuar. Nuk ka të zgjuar. Ka njerëz që punojnë, guxojnë, fitojnë. Nuk ka njerëz që humbasin. Jo, nuk ka njerëz që humbasin.
Ka njerëz që mësojnë prej dështimeve. Duket klishe por është filozofia më e avancuar, dhe n.q.s. ju ndihmon bazohet edhe në shkencë.

Historia është e thjesht, kur je fëmijë prindërit mburren se sa të zgjuar janë fëmijët e tyre. Fëmijët kuptojnë se të jesh inteligjent është karakteristika që i bënë prindërit krenar, dhe n.q.s. punon shumë për diçka do të thotë që nuk je inteligjent, d.m.th. nuk vlen.


E kështu ndër vite, kjo sjellje zhvillohet dhe fëmijët që rriten me idenë e të qenit të zgjedhurit, fillojnë të mos angazhohen në gjëra të reja, që kërkojnë ore pune për tu përmirësuar, sepse si në fëmijëri ashtu dhe i rritur, mbizotëron ideja se orët e punës janë për njerëz më pak inteligjentë.

I rritur si nxënës i mirë në fillore, shok-un e parë e kam pasur 14 vjeç, ne vitin e parë të gjimnazit, ku në provimin e parë të fizikës në Harry Fultz, edhe pse kisha mësuar mora notën 5. Kështu ndodhi për 23 nxënës dhe vetëm dy nota ishin 9 edhe 10. Këta student sot janë të suksesshëm në jetën e tyre, në Amerikë e Angli. Kuptova që isha “emigrant” në atë shkolle. Çdo gjë që mendoja rreth vetes, u rrëzua ne një fraksion sekonde. I miri zyshes, i miri mamit, i miri lagjes u shkërmoq. E më vonë në jetë kjo situatë u përsërit disa herë, ato që zhargon i quaj “shuplaka” që ti jep jeta, “reality check”.

Në librin Mindset, te Caroline Dweck, i cili bënë një thjeshtëzim të realitetit duke grupuar njerëzit në dy kategori, ata me “mendësi” rritëse dhe fikse, ishte si lidhje pikash e shumë situatave që isha munduar ti jepja kuptim se përse disa njerëz ngecin, e disa ecin. Ka shumë shembuj që talente në fëmijëri në përgjithësi dështojnë në jetë pikërisht prej idesë se orët e punës nuk janë për ta, e të tjerë që nuk kanë problem t’ia nisin nga e para duke ditur që orët e punës janë përcaktuese në suksesin apo dështimin e një pune. Outliers, me rregullin e 10 mijë orëve të punës, Black Swan e Antifragile me këshillën për të rritur probabilitetin për sukses dhe minimizuar atë për dështim duke luajtur për një maratonë me shprinte te vogla, Good To Great e shume libra qe ne bazën e tyre kane histori suksesi, te gjithë lidhen me orët e punës.

Benjamin Franklin, u bë gazetari më në zë në Amerikë në moshë fare të re dhe sot cilësohet si babai i kombit. Edhe pse ndërpreu shkollën, dëshira për të shkruar bëri që ende adoleshent, stërvitej për të shkruar duke marr artikuj gazetash dhe i kthente në poezi. Një mënyrë që e detyronte të shpenzonte orë të tëra për të gjetur fjalët që rimonin me vargun e radhës pa i humbur përmbajtjen artikullit. Kjo aftësi e kombinuar me dëshirën për gazetari beri qe ne te 20-tat te bëhej gazetari me më influencë në Amerike dhe pronar i një medie. Pjesa tjetër është histori.

Një ndër arsyet qe shqiptarët ose popujt e emigranteve ia dalin jashtë vendit është sepse dëmi që na bëhet në fëmijëri duke u fokusuar tek inteligjenca dhe jo puna që duhet për të arritur diçka, zhbëhet. Mundësitë që na jepen trajtohen si të arta, dhe kuptojmë që nuk do kemi një të dytë. E mbas kësaj, kuptojmë që çdo gjë arrihet, me orët e punës. E quajta këtë Sindroma e Emigrantit por mund ta përmbledh edhe me shprehjen e Kosovës, “kot ec, e kot mos rri”

Nga Genti ZOTAJ