E TRISHTË! COVID-19 i merr jetën një tjetër mësuesi shqiptar

265

Një tjetër humbje në radhët e mësuesve si pasojë e koronavirusit. Avni Dragoti mësues në shkollën 9-vjecare Dragot, Elbasan ndërroi jetë ditën e sotme. Lajmin e trishtë e njoftuan kolegët e tij në rrjetet sociale.

“Me hidhërim të thellë ju njoftojmë se sot ka humbur betejën me COVID – 19 një nga mësuesit më të nderuar të shkollës sonë Avni Dragoti. Shprehim ngushëllimet dhe respektin për këtë mësues të vyer e me përvojë dhjetëra vjeçare në arsimimin e shumë brezave. Ndajmë këtë dhimbje me familjarët e tij,nxënësit dhe kolegët”, njofton drejtoria.