Lulzim Basha ngre dy gishta, ndërsa e shoqja dy këmbët, Ka harxhuar 150 mijë euro për bileta në 6 vjet Opozitë

507

Udhëtimet e kryetarit të Partisë Demokratike dhe njëkohësisht njeriut që pretendon të bëhet kryeministri i vendit në të ardhmen, janë diskutuar gjithmonë në rrethet mediatike

Gazetari Bledi Mane ka ironizuar kreun e selisë blu duke I nxjerrë dhe disa foto ku ndodhet në avion së bashku me bashkëshorten e tij. “Burri ngre dy gishta, gruaja ngre dy këmbët” shkruan në postimin e tij satirik Mane.

Ky i fundit I bën dhe një llogari të thjeshtë biletave të Bashës duke theksuar se në 6 vite, Basha ka shpenzuar 150 mijë euro vetëm me bileta avioni.

Postimi i plotë i Bledi Manes:

BURRI NGRE DY GISHTAT, GRUAJA NGRE DY KËMBËT!

Këto 6 vite që ka mbetur në opozitë, Lulzim Basha fluturon çdo fundjavë drejt atdheut të tij të dytë, Hollandës. Rreth 50 fluturime në vit dhe gati-gati 312 fluturime 6 vitet e fundit nga Tirana drejt Amsterdamit me kompaninë Austrian Airlines. Fluturon shpesh por edhe me bileta të shtrenjta në Business Class

E jo vetëm, por edhe me gruan. Një biletë i kushton mesatarisht 290 euro, 2 bileta 580 ndërkohë 6 vitet e fundit vetëm për transportin ajror familjar ka shpenzuar rreth 150 mijë euro. Se nga del gjithë kjo pará, askush nuk e sqaron por gjithësesi ka një të mirë. Kur fluturon vetëm gruaja i ngre këmbët lart, burri i gruas i mban poshtë.