Kapen refugjatë në Devoll, probleme shëndetësore nga rruga e gjatë

339

Vazhdon hyrja e refugjatëve të paligjshëm sirianë nëpërmjet kufirit me Greqinë, por edhe kapja e ndalimi I tyre nga policia shqiptare dhe efektivat e Frontex.

Burime nga policia kufitare thanë se janë kapur ditën e mërkurë 12 klandestinë në zonën e Devollit. Sipas të dhënave, klandestinët u kapën në afërsi të fshatrave Trestenik dhe Vërnik.

Burimet shtuan se disa prej refugjatëve u konstatuan jo në gjendje të mirë shëndetësore për shkak të motit të keq dhe udhëtimit të gjatë në këmbë.
Mes refugjatëve që kapi policia kishte gra dhe burra.

Të gjithë janë rikthyer në shtetin grek, ndërsa vijojnë aksionet në terren të policisë kufitare shqiptare dhe forcave të Frontex për të kapur klandestinët sirianë në zonën e Devollit.