Grabitja e 3.2 milionë eurove në rrugën e Rinasit, gazetari i njohur nxjerr foton që fundosi të dënuarin Aleksandër Murataj: Ka shkuar te shtëpia e vëllait për…

88

Në vitin 2017 në rrugën e Rinasit ndodhi një grabitje, ku u morën 3.2 milionë euro në autoblindat e një banke të nivelit të dytë. Për këtë ngjarje është arrestuar Aleksandër Murataj, i cili po vuan dënimin në burgun 313 në Tiranë dhe është dënuar me 16 vite burg.

Gazetari i kronikës, Eni Ferhati, ishte sot i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, rreth këtij vendimi për Muratajn.

Sipas Ferhatit, fakti se Aleksandri ka patur vëlla të ndjerin, e ka implikuar. “Është akuzuar për “Armëmbajtje pa leje”, “Pjesë e grupit struktural” dhe për “Grabitje”, tha gazetari.

Sipas tij, Aleksandri nuk ka bashkëpunuar me drejtësinë, por ka bërë shtatë kërkesa që nuk janë marrë parasysh nga prokuroria apo gjykata.