Një aksident tragjik është shënuar pasditen e kësaj të enjteje në Rrugën e Kombit.
Një automjet është përplasur me një kamion. Nga përplasja e rëndë e mjeteve në këtë segment rrugor, dyshohet se kanë humbur jetën 4 persona, anëtarë të së njëjtës familje nga Kosova.
I plagosur, dyshohet se ka mbetur edhe një fëmijë, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje.
Vijon…
