Yuri Kim: Disa po përpiqen të intimidojnë prokurorët dhe gjykatësit.

16

Ambasadorja amerikane Yuri Kim i bëri thirrje organeve të reja të drejtësisë që të mos qëndrojnë kokulur përpara përpjekjeve për të sabotuar punën e tyre. Duke komentuar nga Shkodra takimet me drejtuesit e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Kim tha Ka ardhur koha që SPAK të jetë plotësisht funksional. Kemi parë që disa po përpiqen ta pengojnë punën e tij dhe të intimidojnë gjykatësit dhe prokurorët. Ka ardhur koha që të ngrihemi kundër tyre.

Shqipëria ka një kohë të gjatë që është pa Gjykatë Kushtetuese. Kjo nuk është situatë e pranueshme për një vend që është anëtar i NATO dhe që pret të anëtarësohet në Bashkimin Europian, shtoi ambasadorja, duke thënë se opinioni i Komisionit të Venecias ofron një mundësi për të ecur përpara. Jam shumë e lumtur që edhe kryetari i Kuvendit Ruçi ka rënë dakord që deri në fund të vitit duhet të ngrihet Gjykata Kushtetuese.

Ambasadorja përjashtoi mundësinë që të ndërmjetësojë përsëri mes palëve politike. Është përgjegjësi e udhëheqësve politikë shqiptarë dhe jo e ambasadores amerikane. Do të luaj në rol në mbështetje të këtyre përpjekjeve, por ky është një vend sovran dhe zyrtarët e zgjedhur kanë një përgjegjësi të cilës nuk mund ti largohen.

Mendoj që është një lajm i mirë që partitë brenda dhe jashtë parlamentit, kanë rënë dakord të mblidhen për të diskutuar për çështje që mund të bien dakord. Jam e sigurt që do të ketë debate emocionues dhe të shëndetshëm dhe jam po aq e sigurt që në fund do të mund të arrijnë një kompromis për popullin shqiptar.