Shkenca tregon se miqtë ndikojnë në peshën tuaj .

438

E dimë, është e frikshme, por është një histori e vërtetë. Shoqja e ngushtë, i dashuri, mikesha e motrës, ose vetë motra mund të ndikojnë në peshën tuaj. Mirëpo, si çdo sëmundje tjetër ngjitëse sekreti është ta parandaloni shtimin në peshë. Ju duhet të jeni shumë të vetëdijshëm pse ndodh kjo gjë dhe Bright Side na tregon pse shtojmë në peshë njësoj si mikesha e ngushtë?

Nga një studim i publikuar nga New England Journal of Medicine, shkruhet se obeziteti është “ngjitës”. Kjo ide erdhi nga dy studius Nicholas A. Christakis dhe James H. Fowler, të cilët analizuan tendencën e njerëzve për të vepruar njësoj si të tjerët në çdo situatë. Studimi u realizua tek 12 mijë të rritur dhe tek marrëdhëniet e tyre shoqërore. Sa herë miku i tyre shtonte kile, edhe ata shtonin.

Grafiku përcaktoi përqindjet e probabilitetit të ngjitjes. Rreziku i vuajtjes së obezitetit do të rritet me 57% nëse miku juaj fillon të fitojë peshë, 40% nëse është motra juaj dhe 37% nëse është partneri juaj.

Për autorët e këtij hulumtimi, distanca shoqërore është më e rëndësishme sesa distanca aktuale gjeografike. Ata treguan se nëse lidhjet shoqërore janë të forta, edhe nëse personi është milje larg nga një person tjetër që vuan nga obeziteti, ata kanë të njëjtën përqindje të rrezikut sikur të jetonin afër.

Natyrisht, pesha e trupit nuk fitohet vetëm duke parë se si fiton peshë një person tjetër. Shtimi në peshë mund të vijë edhe për shkak të mënyrës se si ushqeheni, gjenetika ndikon gjithashtu. Ky studim ka për qëllim të tregojë se duhet t’i kushtoni vëmendje trupit dhe nevojave të tij.