Çfarë ndodhi? Lulzim Basha mesazh të drejtpërdrejtë kryeministrit Rama: Durimit i ka ardhur fundi!

314

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një statusi në “Facebook” ka publikuar raportin e Eurostat  dhe ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, sipas së cilit po varfëron shqiptarët.

Nisur nga kjo, Basha premton se me ardhjen e tij në pushtet do të luftojë monopolet dhe klientelizmin, e për pasojë edhe do të ulet çmimi i ushqimeve bazë.

“Shqipëria renditet e 3-ta në Europë për rritjen e çmimeve të shportës bazë ushqimore. Të dhënat e publikuara nga EUROSTAT tregojnë se Shqipëria ka rritjen më të madhe të çmimeve të ushqimeve në Europë! Gjatë 7 viteve të dështuara të Edi Ramës, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë ngritur në stratosferë. Durimit i ka ardhur fundi!

Ne do të ulim çmimet e ushqimeve duke luftuar monopolet dhe klientelizmin, dhe do të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit, në vend të një qeverie që kujdeset për veten dhe klientët e saj”, shkruan Basha.