I humbur që prej 20 gushtit, gjendet 17-vjeçari.

261

I riu shqiptar Daniel Gjinaj është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore në Brighton të Britanisë së Madhe.

17 vjeçari u shpall i humbur që prej 20 gushtit në Angli dhe policia ishte në kërkim të tij.

Policia gjatë tre javëve ishte e shqetësuar për mirëqenien e adoleshentit të zhdukur, por fatmirësisht ai është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.

Kjo nuk është hera e parë që i riu shpallej i humbur, pasi edhe në gusht të vitit të kaluar ai u shpall i humbur nga mediat britanike.