Fluks i madh shqiptarësh që vijnë nga Greqia përmes Kapshticës

280

Rritet fluksi i emigrantëve që vijnë nga Greqia në vendin tonë përmes pikës së kalimit kufitar të Kapshticës. Burimet zyrtare flasin për më shumë se 3500 hyrje gjatë kësaj jave, ndërsa vetëm 24 orët e fundit kanë hyrë 504 shtetas.

Të njëjtat burime thanë se gjatë këtyre ditëve pritet të ketë një numër më të madh hyrjesh ndaj edhe për këtë nga ana e Policisë Kufitare po merren masa për shtimin e numrit të sporteleve. Nëse deri tani punohet në hyrje me dy sportele njëri prej të cilëve i dedikuar vetëm për kamionët, në ditët në vijim pritet të shtohet edhe një tjetër sportel i dedikuar për përpunimin e dokumentacionit të udhëtarëve.

Në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, pas masave të vendosura nga shteti helen, lejohet hyrja e mjeteve të tonazhit të rëndë, këmbësorëve dhe automjetet me përdorim personal. Ne kushte te tilla shqiptaret, perfshi dhe drejtuesit e mjetet te tonazheve te renda si rruge hyrje te shtetin helen po perdorin gjate kesaj periudhe piken e kalimi kufitar nga Maqedonia e Veriut, ate te Bogorodica per ne drejtim te Greqise.Se pari sepse nuk ka kufizim ne hyrje dhe se dyti ne kufi greket bejne testin e shpejt.Megjithate me pare duhet te kene bere nje aplikim online.