I qetë dhe me maskë/ Dalin pamje të Kliti Lekës pasi vr.au biznesmenin, autori bisedon me efektivin e policisë

240

Autori shfaqet me maskë brenda një makine policie, duke folur qetësisht me ekfektivin e policisë.

HIMARË– Dalin pamje të autorit Kliti Leka brenda makinës së Policisë në Himarë, një orë pasi 53-vjeçari vr.au me ar.më zj.arri Niko Goron. Në pamjet e siguruara nga Ballkan web, autori shfaqet me maskë dhe flet qetësisht me një nga efektivët e policisë.

Ngjarja e rë.ndë ndodhi mëngjesin e sotëm në orën 08:55 në vendin e quajtur rrethrrotullimi, që të çon në lagjen Spille në Himarë, teksa biznesmeni Niko Goro doli nga marketi i motrës së tij.

Autori u ar.restua një orë më vonë nga policia. Uniformat blu kanë sekuestruar 2 ar.më zja.rri, një pi.stoletë dhe një kall.ashnikov, si dhe makinën që autori përdori gjatë aten.tatit. Nuk dihet ende se me cilën ar.më që.lloi 53-vjeçari. Policia po heton në dy pista, atë të pronësisë dhe dhe të një borxhi të pashlyer.