Ndërroi jetë në Itali nga Covid-19, mbërrin në Rinas trupi i pajetë i mjekut të njohur

332

Disa çaste më parë, trupi i pajetë i mjekut Drini Dobi që humbi jetën për shkak të Covid-19 në Itali ka mbërritur në Rinas.

Drini Dobi u infektua me Covid-19 dhe pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore u nis në drejtim të Italisë për shërbim më të specializuar, por nuk ia doli dot të fitojë betejën me virusin vdekjeprurës dhe ndërroi jetë më 9 dhjetor.

Kujtojmë se për kurimin e tij u zhvillua një fushatë për mbledhjen e fondeve nga kolegët brenda dhe jashtë vendit si dhe nga familjarët. Sensibilizimi mori përmasa të mëdha madje u hap edhe një llogari bankare, por fatkeqësisht mjeku nuk arriti të mbijetonte.