Hiqet kontrolli fizik i mjetit për disa shërbime

376

Heqja e kontrollit fizik të mjetit për disa procedura është një tjetër risi e ndërmarrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Drejtori i Përgjithshëm, Blendi Goxhja thotë se këto risi vijnë në ndihmë të qytetarëve. Tashmë, tha ai, kontrolli fizik i automjeteve nuk do të jetë i detyrueshëm dhe një sërë procedurash që kryhen pranë Drejtorisë së Shërbimit dhe Transportit Rrugor, do të vetëdeklarohen nga qytetarët.

Në rastet kur ndryshon leja e qarkullimit, shitja e automjetit, ndërrimi i targave dhe disa procedura të tjera, që duhet të kalonin në kontroll fizik, tani do të kryen vetëm nëpërmjet vetëdeklarimit, si një koncept i ri që i jep përgjegjësi qytetarit, pavarësisht monitorimit dhe kontrollit që bëjmë ne ka thënë Blendi Goxhja në një intervistë për ATSH.

Një tjetër risi e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor është edhe përmirësimi i testimit teorik dhe praktik për lejet e drejtimit. Gjithashtu edhe minimizimi i kohës për rinovimin e patentës që nga 15 ditë që ishte tashmë mund të merret në 30 minuta.

Nga vjeshta do të nisë edhe sistemi i monitorimit jo vetëm nga sallate e teorisë ku komisionerit i ndalohet të ketë akses, por edhe deri tek automjeti me të cilin testohet në praktikë, ku do ketë kamera brenda dhe jashtë, me zë dhe figurë duke ndjekur çdo gjë në kohë reale.