I zuri vendin, ja këshilla që i dha Sandër Lleshaj ministrit të e ri Bledi Çuçi

206

Sandër Lleshaj ishte në prezantimin e Ministrit të ri të Brendshëm, Bledi Çuçi, të cilit i uroi punë të mbarë.

Lleshaj thotë se është bërë zgjedhje e mirë me Blendi Çuçin pasi vjen për të shërbyer, dhe jo për t’i shërbyer.

Më tej Lleshaj ka falënderuar edhe kryeministrin Rama për të cilin thekson se i dha një besim shumë të madh në një kohë kur nuk njiheshin mirë.

‘’Të nderuar të pranishëm, po e mbyllim në po të njëjtën sallë. Me kënaqësi them dhe po me të njëjtin personat. Ka qenë udhëtim dinamik, 2 vite shumë të ngarkuara, së pari të ngarkuar me një etheje të madhe politike, pastaj dhe tektonikë e pandemi të fortë. Të cilat na kanë provuar se institucionet funksionojnë. Mund të them që 2019 ishte sfida e madhe e një etheje politike që u drejtua paradoksalisht kundër shtetit. Na dëshmon se kemi ende nevojë të mësojmë një leksion elementar që protestat nuk drejtohen kundër shtetit, sepse s’jemi pronarë të tij. Është produkt i themeluesve të shtetit, sot jemi vetëm një brez i përkohshëm, e administrojmë por s’kemi të drejtë ta shembim. Ndihem mirë që ato sulmet që u drejtuan kundër shtetit u përballuam me profesionalizëm, pa shkaktuar asnjë tragjedi. 
Jam krenar që pavarësisht se ka qenë një periudhë dinamike, ndërtuam kapacitete të munguara, që i kanë munguar Policisë, njësia E, C, I, K, OFL që është histori e madhe suksesi, kemi tërhequr ekselentët, kemi përmirësuar infrastrukturën, Akademinsë e Sigurisë, e madhe do jetë nëse bëjmë një Check-Up të Policisë, do të rezultojë se ato treguar nga studimi suedez, do të jenë ato që kemi bërë këtu. Janë bërë shumë gjëra. Sot nuk është koha e një bilanci, por dua të falënderoj kryeministrin, më besoi në një kohë kur nuk njiheshim mirë. Ju kam kërkuar edhe një besim apriori, sepse kështu punohet. Dua ta falënderoj për këtë besim, nuk është izhgënjyer. Dua të falënderoj të gjithë punonjësit e Policisë. Nga i pari tek më i fundit, sepse ato janë karta jonë përballë publikut. Është bërë zgjedhje e mirë me pasardhësin. Unë kam besuar shpesh herë çelësa gjatë karrierës.

Unë nuk e dija kush do ishte pasardhësi, por këshilla ishte që pasardhësi që vjen në atë post pa dëshirën e tij, nëse nuk vjen me ndonjë etje të madhe për t’u bërë ministër, vetëm ky parakusht mjafton.

Po qe se do ishte një person që do ishte prej një lufte të madhe jetike për t’u bërë minsitër, punët do shkonin keq. Jam i lumtur që Çuçi vjen, për të shërbyer, jo për t’iu shërbyer.’’- tha Lleshaj.