75-vjeçarja përplaset për vdekje duke ecur në rrugë

266

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të premte në Vlorë.

Një 75-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga një makinë që drejtohej nga një 37-vjeçar.

E moshuara po lëvizte në këmbë në momentin e aksidentit.

Shoferi u shoqërua nga efektivët në komisariat.