Për të qeshur e për të qarë/ Ishin duke lozur me armë, vetëplagoset biznesmeni

Plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në rreth-rrotullimin e Poshnjes në Urë-Vajgurore. Pronari i një karburanti është vetëqëlluar aksidentalisht me armë zjarri.

Ngjarja është shënuar rreth orës 19:30 pranë karburantit në pronësi të të plagosurit Irfan Azizi. Mësohet se 37-vjeçari ka qënë duke u tallur me punëtorët me armë në dorë dhe pistoleta i është shkrepur pa dashje. Azizi ka marrë plagë të thella në dorë dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratiti, ku ka marrë mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Azizi është ndaluar nga policia për armëmbajtje pa leje,deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë dhe ekspertë të kriminalistikës,që po kryejnë edhe kqyrjen e vendngjarjes si dhe pyetjen e dëshmitarëve,që janë punonjësit e turnit të natës në karburant Azizi.

Tronditi kampionët e Botës, ndërron jetë mesfushori që gëzoi një kontinent të tërë

Bota e futbollit ende po qan vdekjen e idhullit të tij, Diego Armando Maradona,  por sot një tjetër lajm i trishtë vjen për një futbollist që, edhe pse me një rëndësi tërësisht ndryshe nga “El Pibe de Oro”, sërish ka qenë protagonist i një Botërori.  

FIFA shpërndau lajmin e hidhur të vdekjes së Papa Bouba Diop në moshën 42-vjeçare. Mesfushori i Senegalit, me një karrierë tejet dinjitoze në Zvicër, Francë dhe kryesisht në Premier League, do të kujtohet qartësisht nga tifozët gjatë Botërorit të vitit 2002 në Korenë e Jugut, ku ishte protagonist të një prej surprizave më të mëdha të atij edicioni dhe jo vetëm.

Diop shënoi golin e vetëm me të cilin Senegali mundi kampionët e botës të Francës, duke tronditur francezët dhe duke çuar në delir vendin afrikan, ish-koloni franceze.

Senegalezi do të shënonte edhe dy herë të tjerë në atë edicion, duke ndihmuar shokët në arritjen e çerekfinaleve prestigjioze. Botërori i hapi dyert e Premier League, ku ka luajtur me Fulham dhe Portsmouth me të cilin fitoi një FA Cup historike në 2008. Senegalezi kishte mbyllur karrierën në vitin 2013, dhe vuante prej vitesh nga një sëmundje e rëndë.

Shëmtimi i Heronjve të Kombit/ Kritika të forta për shtatoret e vendosura në Prizren

Vendosja e dy shtatoreve, e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe atij te luftës së Kosovës Adem Jashari në Prizren për ditën pavarësisë rikthejnë debatin e përçudnimit që po i bëhet figurave historike në përjetësimin e tyre në vepër arti. Edhe në debatin me të fundit për vlerat artistike që mbartin këto dy shtatore, për artistët nga Shqipëria dhe Kosova ato janë shëmbëlltyra e paaftësisë për të vlerësuar figurat të rëndësishme të identitet kombëtar.

PROF. ASC. ARDIAN ISUFI 

ARTIST, DEKAN I FAKULTETIT TE ARTEVE PAMORE

“Ka një marrëzi estetike përsa i përket autorëve që i kanë realizuar, por ka edhe një marrëzi kolektikve që lidhet me institucionet që i kanë pranuar ato momumente që janë bërë për pikë të hallit dhe për turp kombëtar përsa i përket anës estetike dhe historike.”

FAHREDIN SPAHIJA 

ARTIST, ISH DREJTOR I GALERISE SE ARTEVE, KOSOVE

“Zhgënjyese kur sheh figura të shëmtuara deri në atë masë të dy personaliteteve që janë shumë të rëndësishme për gjithë historinë kombëtare.”

Më shume se te vetë realizuesit e këtyre dy shtatoreve, Isufi dhe Spahija, problemin e shohin te zhdukja e mirëfilltët e konkurseve.

FAHREDIN SPAHIJA 

ARTIST, ISH DREJTOR I GALERISE SE ARTEVE, KOSOVE

“Ato jepen përmes një dere të vogël tek njerëzit që kanë lidhje.”

PROF. ASC. ARDIAN ISUFI 

ARTIST, DEKAN I FAKULTETIT TE ARTEVE PAMORE

“Nuk ka nevojë që të mbahemi me konkurse që i bëjnë në fshatra, komuna apo qyteza të vogla, duke marrë personazhe të komisioneve apo të këshillimit, që janë edhe ata në vetvete një banalitet e një mediokritet. Duhet të ketë një konsulencë edhe përtej Shqipërisë.”

Me këtë qasje të shëmtuar ndaj skulpturës publike, për profesionistët e arteve pamore, dëmi është i shumfishte.

E kaluara njeh disa raste te heqjes së shtatoreve, busteve apo veprave të tjera pasi ato janë kritikuar. Ardian Isufi dhe Fahredin Spahija janë të një mendimi, është koha që siç thonë ata mishërime të tilla të shëmtuara t’i nënshtrohen një gjykimi të profesionistëve.

60-vjeçari përplaset nga makina dhe vdes në vend

Një 60-vjeçar mbeti viktimë e një aksidenti rrugor këtë të dielë.

Gjon Kola u përplas nga një makinë në Ishull Lezhë.

Akoma nuk dihet se kush ishte fajtor për aksidentin, por policia po heton për të zbardhur detaje.

Ky është i katërti aksident që ndodh të njëjtin vend brenda kësaj jave.

Humb jetën nga COVID-19 një efektiv policie

Koronavirusi i ka marrë jetën një efektivi policie në Drejtorinë Vendore të Policisë së Elbasanit.

Nga burimet mësohet se jetën e ka humbur Banush Ferhati, 57 vjeç.

Ai vdiq në spitalin “Shefqet Ndroqi” këtë të dielë, ku ndodhej i shtruar që prej mesjavës.

40 ditë i infektuar/ Mjeku pediatër humb betejën me koronavirusin

Një tjetër mjek ka humbur jetën për shkak të koronavirusit. Hidajet Deda, i cili ishte mjek pediatër nga Kavaja, kishte 40 ditë i infektuar.

Ai ndodhej në spital prej gati tri javësh, por pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk mundi dot të mbijetojë.

Sipas të afërmve, Hidajet Deda vuante nga problemet pulmonare që i kishte lënë koronavirusi.

Ai kishte dalë në pension, por për shkak të pandemisë, u rikthye në detyrë për të dhënë ndihmën e tij në spitalin e Kavajës.

Horoskopi Sot, e dielë 29 nëntor 2020

Dashi

Ka shumë mundësi që të përfshiheni në një bashkëpunim të frytshëm, siç e keni dëshiruar prej kohësh. Me gjasë mund të bëni një blerje të bujshme, lidhur me një makinë apo shtëpi.

Demi

Yjet ju këshillojnë që gjatë kësaj të diele të jeni më të kujdesshëm. Duhet të mendoheni dy herë para se të përfshiheni në plane të reja veprimi.

Binjakët

Më në fund do mund të merrni frymë lirisht. Edhe në vendin e punës parashikohet që të merrni kënaqësitë e duhura, gjë që vlen edhe për fushën e ndjenjave. Kjo e diele premton të jetë mjaft e favorshme dhe pa stres.

Gaforrja

Tregoni më shumë kujdes për veten tuaj. Bëni mirë që të bëni edhe një vizitë te mjeku në mënyrë që të parandaloni një problem shëndetësor.

Luani

Jeni shumë të zotët në atë që bëni dhe për këtë arsye mos iu kushtoni rëndësi fjalëve. Rrini të fokusuar në objektivin tuaj dhe do ja dilni më së miri mbarë.

Virgjëresha

Kjo ditë do të sjellë shumë gëzime për ju, duke nisur nga puna, ku do të korrni sukses për mundin e dhënë. Sa i takon jetës në çift, parashikohet një e premte fantastike.

Peshorja

Mos u mundoni të bëni gjëra të pamenduara, pasi miqtë tuaj e kanë kuptuar se ka diçka që nuk shkon. Duhet të jeni më të matur dhe të veproni me kujdes në çdo taktikë tuajën.

Akrepi

Mundohuni që të përkushtoheni më shumë në aktivitete që do ju sjellin të mira lidhur me fitimet. Parashikohet që dikush të ketë besim të madh dhe të investojë bujshëm tek ju.

Shigjetari

Një diskutim i dalë nga kontrolli, një veprim impulsiv apo një vendim i nxituar, mund të prishin totalisht planet tuaja. Kështu që këshillohet që gjatë kësaj të premteje të tregoni kujdes me çdo rrezik me të cilin do të përballeni.

Bricjapi

Gjithë ata që kanë kontakte me fëmijët, do të kenë konflikte gjeneratash. Këto situata kërkojnë që të tregoni kujdes dhe maturi, në mënyrë që të mos pendoheni për veprimet tuaja.

Ujori

Gjatë kësaj të diele parashikohet që të tregoni më shumë kujdes lidhur me shpenzimet ekstra. Të ardhurat tuaja nuk janë fare të favorshme, ndaj mendohuni mirë para se të fusni dorën në xhep.

Peshqit

Më në fund kjo e diele do të sjellë një fitim ekstra, i cili do ju ngrohë. Një gëzim në
familje, do bëjë që të përjetoni emocione të forta.

Moti Sot, e dielë 29 nëntor 2020

Moti do të me vranësira të dendura dhe rreshje shiu me stuhi me aktivitet kryesor në orët e para të mëngjesit. Gradualisht gjatë ditës rreshjet do të jenë me ndërprerje , nuk do të mungojnë dhe kthjellimet.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0- 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me tendencë në rënie.

Moti Sot

Këshilli i Ministrave: Të gjithë emigrantët të deklarojnë adresën e tyre

Këshilli i Ministrave, ka vendosur që të gjithë emigrantët shqiptarë do të duhet të vetëdeklarojnë adresën e tyre të banimit jashtë shtetit. Vendimi i Këshillit të Ministrave për bërjen të detyrueshme të deklarimit përcaktone dhe një formular të posaçëm për këtë qëllim, ndërsa gjithçka do të bëhet përmes e-Albania-s.

Sipas këtij vendimi, në rast se emigrantët e kanë detyrim ligjor deklarimin e adresës së tyre të banimit jashtë shtetit dhe në rast se refuzojnë ta bëjnë atë nuk do të kenë të drejtë vote apo edhe më keq, nuk do të marrin shërbime të Gjendjes Civile, siç është marrja e dokumenteve të ndryshme, përfshi edhe pajisjen me pasaportë apo kartë identiteti.

“Shtetasit shqiptarë mbajnë përgjegjësi administrative për mospërmbushje të detyrimit ligjor të vetëdeklarimit të adresës së tyre dhe autoritetet përgjegjëse, në rast konstatimi të mospërmbushjes së këtij detyrimi, pezullojnë kryerjen e shërbimit të kërkuar, derisa shtetasi të përmbushë detyrimin ligjor të vetëdeklarimit të adresës“, theksohet në vendim. Sipas vendimit, në rast të ndryshimit të adresës, emigrantët janë të detyruar që të deklarojnë vendbanimin e ri brenda 60 ditëve.

Zbardhet vrasja në Shkodër, policia në kërkim të autorëve

Policia e Shkodrës ka zbardhur në kohë rekord dhe ka shpallur në kërkim autorët e vrasjes së 46 vjeçarit Ridvan Hyseni, ngjarje e ndodhur në fshatin Mushan.

Nga hetimet dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Autorët e dyshuar më herët ishin konfliktuar me djalin e 46 vjeçarit Hyseni dhe më pas dyshohet se ky shtetas ka ndërhyrë për të sqaruar situatën dhe për pasojë ka mbetur i vrarë me armë zjarri.

Autorët janë identifikuar nga policia, por për motive hetimore nuk bëhen me dije. Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Ridvan Hyseni u gjet i vrarë paraditën e së shtunës brenda makinës së tij, pranë një pike karburanti.