Ngjarje e rëndë në Spitalin Infektiv, tjetër pacient hidhet nga dritarja

248

Një tjetër ngjarje e rëndë në Spitalin Infektiv. 

Një pacient me koronavirus mendohet se është hedhur nga ballkoni i COVID 1. 

Ende nuk dihet gjendja e tij.

Ky është rasti i katërt i pacientëve në vendin tonë që hidhen nga lartësia e spitaleve Covid.

Tiranë/informacion paraprak.

Më datë 10.11.2020, rreth orës 12:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi R.B., 69 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.