Megaoperacion i FNSH-së, çfarë zbuluan dronët?

277

Një megaoperacion po zhvillohet nga FNSH, policia e Durrësit, Krujës dhe Tiranës. Janë 13 furgona të FNSH-së që janë nisur në drejtim të fshatit Nikël dhe Ishmit.

Gjatë kontrolleve me dronë janë pikasur 31 parcela me drogë në fshatrat e thella të Niklës dhe 12 në zonën e Ishmit. Pritet që në orët në vijim të dalin më shumë informacione në lidhje me operacionin që po zhvillohet.

Ky nuk është aksioni i parë i Policisë në parcelat me kanabis. Policia e Krujës së bashku me FNSH nga Tirana e Durrësi që janë në aksion për të zbuluar parcela me kanabis në territorin e Bashkisë së Krujës, prej muajsh.