Humb jentën në aksident 27 vjeçari, arrestohet drejtuesi i Benz-it

309

Një 46 vjecar është arrestuar në Divjake pasi ka shkaktuar një aksident me vdekje.

Shtetasi A. Sh., 46 vjeç, banues në Divjakë, pasi rreth orës 23:15 të ditës së enjte, në aksin rrugor Divjakë-Çermë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi I. K., 27 vjeç, banues në Çermë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 27-vjeçari.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.