Autobusi përplas për vdekje kalimtarin në autostradën Tiranë-Durrës

463

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur këtë të premte në në autostradën Tiranë-Durrës.

Informacionety e para bëjnë me dije se autobusi me drejtues shtetasin me iniciale M.Th 51 vjeç ka përplasur për vdekje një kalimtar ende të paidentifikuar.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për identifikimin e këmbësorit.