Sulmi me armë në Vjenë, mediat austriake: 7 viktima dhe 4 të plagosur

283

Mediat austriake flasin për 7 viktima, mes tyre dhe një polic, si dhe 4 të plagosur nga sulmi me armë në qendër të Vjenës mbrëmjen e sotme.

Sipas “Die Presse”, ishin 3 agresorët, njëri prej të cilëve vdiq pasi shpërtheu një brez me eksplozivë. Dy të tjerët janë në arrati.

Ndërkohë, “Nova” raporton se dy të tjerët kanë hyrë në një restorant dhe kanë marrë peng klientët.