“U prehsh në paqe ba”, Ministrja Manastirliu humb të atin

249

Babai i ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, është ndarë nga jeta.

Lajmin e ka dhënë vetë ministrja me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ajo ka publikuar një foto ku shtrëngon dorën e të atit. “U prehsh në paqe ba”, shkruan ajo krah fotos.

Burime për ABC News bëjnë me dije se babai i ministres vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.