Ngjarje e rëndë, nëna vret 3 fëmijët e më pas vetëvritet

65

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin Mario në Virginia SH.B.A, ku policia ka gjetur në një banesë trupat e pajetë të tre fëmijëve të mitur dhe nënën së tyre.

Nga hetimet paraprake dyshohet se nëna ka vrarë fëmijët 3 vjeç, 10 vjeç dhe atë 6 muajsh dhe më pas është vetëvrarë.

Mësohet se fëmija tjetër 6 vjeçar i familjes është larguar me shpejtësi pa u lënduar dhe policia shpreson të krijojë një tablo më të qartë të ngjarjes makabre nga dëshmia e tij.