Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare. Karrierën e saj në muzikë ajo e ka nisur shumë herët. Përpara se të konkurronte në spektaklin Star Academy Ronela ka qenë pjesë e emisionit të njohur Ethet e së premtes.
Së fundmi Ronela ka publikuar një video nga audicionet e saj në këtë spektakël kur ka qenë vetëm 13 vjeçe. Ajo ka treguar se e ka gjetur videon në arkiva dhe ajo e ka emocionuar shumë.
Ishin Ethet e para dhe kur kam fituar këtë fazën jam hedhur përpjetë nga gëzimi si kurrë ndonjëherë. Mu mbushën sytë me lot kur e pashë ndoshta nga naiviteti dashuria e madhe dhe ëndrrat e pafundme për muzikën e nëse do kisha mundësi do e përqafoja veten fort kur shoh sa shumë gjëra kanë ndikuar në karakterin tonë.
Ama shpirtin sytë shprehinë dhe dashurinë e kam të njëjtën si ditën e parë që pashë kamerat kur u ndezën. Kam qenë vetëm 13 vjeç dhe më konsideronin si përjashtimin e konkursit se isha shumë e vogël sot pas 17 viteve i lutem Zotit për shëndet e jetë të gjatë se Ronela e vogël e meriton ti realizojë gjithë ëndrrat e saj, ka shkruar Ronela.
