Rita Ora i drejtohet shqiptarëve: Jam e shqetësuar për ju… (Video)

64

Situata e pandemisë në Kosovë javët e fundit ka qenë vërtetë shqetësuese, me qindra të infektuar çdo ditë dhe me një numër të lartë viktimash. Institucionet kanë marrë masa shtesë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, ndërkohë që përsërisin thirrjet për mbajtjen e maskës, distancimin social dhe respektimin e rregullave anti-Covid.

Të njejtën gjë ka bërë edhe Rita Ora, e cila siç mund ta dini, përveçse këngëtare me famë botërore është edhe ambasadore e Unicef Kosovo. Me anë të një video artistja në bashkëpunim me organizatën e njohur i drejtohet kosovarëve me këto fjalë:

Jam shumë e shqetësuar që shumë njerëz në Kosovë janë infektuar me Covid-19. Ju lutem mbroni veten dhe të dashurit tuaj, vendosni maskën, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën personale. Unë e vendos maskën time sa herë dal, në mënyrë që të vij sërish në Kosovë dhe të festoj me ju kur ky virus të mbarojë. Ndriconi me dritën tuaj. Vendosni maskën. Ju dua.