Bota e artit në zi, ndahet nga jeta këngëtarja e njohur.

284

Shuhet në moshën 78 vjeçare këngëtarja e njohur australiane Helen Reddy. Helen u bë e njohur me hitin e saj I am a woman që dëgjohet ende sot.

Me trishtim të thellë njoftojmë për ndarjen nga jeta të nënës sonë të dashur, Helen Reddy pasditen e 29 Shtatorit 2020 në Los Angeles. Ajo ishte një nënë e mrekullueshme gjyshe dhe një grua me të vërtetë e respektuar, thanë në një deklaratë fëmijët Traci dhe Jordan.

Një film biografik i është dedikuar më herët këngëtares që tregonte ngjitjen e saj në majat e karrierës. Këngëtarja portretizohet në këtë film nga Tilda Cobham Hervey. Në vitin 1973 Reddy fitoi Grammy e parë për këtë këngë.

UNSPECIFIED – CIRCA 1970: Photo of Helen Reddy Photo by Michael Ochs Archives/Getty Images