Makina aksidenton një 65 vjeçar.

289

Një automjet ka përplasur një motoçikletë në Durrës e për pasojë drejtuesi i këtij të fundit ka mbetur i plagosur. Ngjarja ndodhi në lagjen nr 5.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti tip Ford me drejtues shtetasin HP është përplasur me një motoçikletën me drejtues një shtetas ende të paidentifikuar rreth 65 vjeç i cili është dërguar në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.