Gafa me himnin shqiptar në Francë, Macron mesazh Ramës.

369

Presidenti i Francës Emmanuel Macron i ka përcjellë një mesazh kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar ndjesë për ngatërrimin e himnit shqiptar duke e quajtur gabim të patolerueshëm të Federatës Franceze të Futbollit. Macron ka vlerësuar reagimin e lojtarëve shqiptare dhe ka thënë se e konsideronte sidoqoftë të nevojshme, shprehjen e një ndjesë të sinqertë.

Kryeministri Rama nga ana e tij e ka çmuar gjestin e Presidentit te Francës, duke e falenderuar atë për mesazhin e tij të ndjesës, pavarësisht se gafa e papranueshme është bërë nga Federata Franceze e Futbollit. Kujtojmë se një ditë më parë në nisje të ndeshjes Francë Shqipëri regjia e stadiumit Stade de France, bëri një gabim të rëndë.

Në vend që të vendoste himnin tonë kombëtar, luajti atë të Andorrës, ekip me të cilin Franca do të përballet pak ditë më pas po në shtëpi. Futbollistët shqiptarë nuk pranuan që ndeshja të niste deri në momentin që u vendos himni ynë kombëtar.