Nuk ishte e infektuar, por kjo grua rrezikoi të vdiste nga Covid-19

240

Në një kohë kur rastet e koronavirusit, po rriten thuajse në të gjithë botën , kapacitetet e spitaleve po ezaurohen me pacientë që po luftojnë me pandeminë, duke lënë kështu në hije sëmundjet e tjera që rrezikojnë shëndetin e njerëzve.

I tillë ishte dhe rasti i kësaj gruaje në Utah. 47-vjeçarja Laurie Terry u paraqit në spitalin Salt Lake City hospital, pasi kishte kaluar një atak kardiak në shtëpinë e saj.

Sipas së motrës, gjatë rrugës për në spitalin më të afërt, stafi mjekësor dhe mjeku i saj personal iu thanë që Terry rrezikonte të vdiste nëse nuk do merrte trajtim më të specializuar në një njësi të kujdesit intensiv të një spitali më të madh.

“Mjeku na tha që po bënin gjithçka që mundeshin për të gjetur një spital që mund të merrte Laurie përsipër, por nuk mundej të gjente një të tillë”, tha Stephanie Deer, motra e Terryt. 

Në një kohë kur Utah po përjeton një shpërthim rastesh me Covid, pacientët që vuajnë nga probleme të tjera të rrezikshme për jetën, por që nuk janë të lidhura me Covid, rrezikojnë të mos marrin kujdes të specializuar.

Kjo do të thotë se tani koronavirusi ka fuqinë për t’i marrë jetën edhe një pacienti që nuk është infektuar me të.