Mbyllet raundi i parë i aplikimeve në universitete, ja kur fillon raundi i dytë.

259

15 shtatori është data e mbylljes së raundit të parë të regjistrimeve në 35 universitete publike dhe private të vendit. Në dy ditët në vijim në datat 16 e 17 shtator maturantët kanë kohë për tu çregjistruar. Më pas në datën 19 shtator fillon raundi i dytë i aplikimeve.

Maturantët dhe kandidatët e viteve të shkuara kanë aplikuar deri në datën 3 gusht duke plotësuar formularin A2 ku kanë listuar 10 preferencat e tyre. Si ka ndodhur gjatë viteve të tjera edhe për 2020 konkurimi për universitetin do të zhvillohet me tre raunde deri në plotësimin e kuotave të miratuara për çdo program studimi.