Koronavirusi në Shqipëri, publikohet bilanci ditor

233

Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit, 4 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri, çka e çon në 424 numrin total të personave që kanë humbur jetë që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 171 raste të reja të konfirmuara me Cov id 19 në vendin tonë, nga 952 testime të kryera. Në total, në Shqipëri janë konfirmuar 15570 raste me koronavirus, prej të cilëve 5561 janë aktivë.

Gjatë 24 orëve të fundit u shëruan 85 persona, duke bërë që numri total i të shëruarve të arrijë në 9585.