Miriam Cani rrënqeth me dedikimin prekës për nënën e ndjerë.

129

Këngëtarja e talentuar Miriam Cani dhe Alban Skënderaj siç shumica mund ta dinë janë prindër të një vogëlushjeje të quajtur Ameli. Aktualisht bukuroshja është pjesë e jurisë së “The Voice Kids”.

Por, mbrëmja e kaluar e ka gjetur Miriamin paksa të trishtuar dhe në gjendje melankolie. Siç e ka rrëfyer ajo vetë në intervista të ndryshme, një person që i mungon shumë është nëna e saj, e cila vite më parë ka ndërruar jetë.

Së fundmi, para disa minutash ajo ka postuar në Insta Story një foto në të cilën shfaqet hëna, ku mbishkruan: “Natën kur yjet ndriçojnë dhomën time, ulem dhe flas me Hënën. Duke u munduar të arrij tek ti, me shpresën se ti je në anën tjetër, duke më folur mua gjithashtu!”

Me shumë gjasë ky mesazh prekës dhe i ndjerë është pikërisht për nënën e këngëtares.