Reshjet e dendura të shiut, nisin problemet në disa qytete të vendit

251

Reshjet e shumta të shiut që kanë pushtuar pothuajse të gjithë qytetet e vendit tonë, kanë sjellë edhe probleme.

Në Durrës dhe në Vlorë, raportohet se ka bllokime të akseve kryesore rrugore, ndërkohë prezenca e shtuar e ujit nëpër rrugë, e vështirëson lëvizjen e këmbësorëve dhe të automjeteve.

Bashkia Vlorë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvijzet me automjete dhe ato në këmbë, që nuk janë të domosdoshme.