Zaho në klasë të parë, Kryeministri Rama i jep disa këshilla.

100

Të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit kanë nisur përgatitjet për të nisur një vit të ri shkollor, i cili nuk do të jetë aspak i lehtë. Veç masave të rrepta të sigurisë që duhet të respektojmë të gjithë për të shmangur sa më shumë të jetë e mundur përhapjen e koronavirusit, fëmijëve, para se ti nisim për në shkollë, duket tu ndalojmë rreptësisht të rrinë afër shokëve (indirekt, kjo do të thotë të jenë asocialë), sepse duhet të respektojnë distancën fizike, të mos përqafohen, të mos puthen, të mos takohen.

Ky është edhe një merak i shtuar edhe për vetë Kryeministrin Rama. Krahas porosive që na ka dhënë të gjithëve gjatë kësaj periudhe të gjatë pandemie për të qëndruar sa më larg njëri-tjetrit, në mënyrë që të ruajmë jetën e gjithsecilit, Rama këtë politikë po e bën edhe me Zahon.

“Kemi tani sfidën e madhe të hapjes së shkollave. Fëmijët janë më pak të rrezikuar, por jo të imunizuar, plus që janë transmetues. Ne kemi çunin që do të shkojë në klasën e parë, një fëmijë i vogël, me maskë, ‘mos tako’, ‘mos u përqafo’, ‘rri larg’, ‘bëj kujdes’, vendoset në një situatë që është komplet e panjohur edhe për pasojat që lë në aspektin e zakoneve që krijon. Pasi të gjithë si prindër u themi fëmijëve, ‘përshëndete, takoje, përqafoje’ por tani duhet t’u themi të kundërtën. Por nuk e kemi zgjedhur, na ka zgjedhur kjo sfidë”.